Google ADS

Aksidenti në Bullgari, Abdixhiku: Një mëngjes i trishtë e më dhimbje plot

11:07 | 23 Nëntor 2021
A. B.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentin fatal në Bullgari.

Abdixhiku ka bërë me dije se në emër të LDK-së, sot në mëngjes i ka shprehur ngushëllime edhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot.

Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh.

Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë.

Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme