Google ADS

Basha: I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari, ngushëllime familjeve të viktimave

10:18 | 23 Nëntor 2021
A. B.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Bullgari, ku një autobus me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut u përfshi nga flakët dhe si pasojë humbën jetën 45 qytetarë.

Përmes një shënimi në Facebook, Basha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.

“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme