Google ADS

Flet inxhinieri shqiptar që habiti Presidentin Biden me makinën elektronike që projektoi

00:58 | 23 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Gjergji Shaskaj nga Vlora është një prej shumë shqiptarëve që kanë korrur sukses jashtë vendit.

Shaskaj është inxhinier i elektronikës në SHBA dhe ditë më parë bashkë me një ekip inxhinierësh kishin finalizuar makinën e parë elektronike të tipit Hummer EV të cilin e promovoi vetë presidenti amerikan Joe Biden.

Shaskaj tregon eksperiencën e tij pasi Biden vlerësoi këtë veturë. Presidenti amerikan Joe Biden ishte i pari që e testoi veturën elektronike të tipit Hummer EV me tre motorë elektronikë, vetura e parë e këtij tipi në Amerikë.

Shqiptari tregon për RTK eksperiencën kur presidenti amerikan provoi makinën.

“Po, kam qenë prezent. Presidenti u shpreh shumë i kënaqur dhe i habitur nga performanca e makinës”, tha ai.

“Jam nga njerëzit me eksperiencën më të madhe jo vetëm në Michigan”, shtoi ai.

Të ngjashme