Kosova dhe Turqia së shpejti me disa marrëveshje në fushën e drejtësisë

22:21 | 22 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, ministrja e Drejtësisë, Haxhiu sot ka takuar ministrin turk të Drejtësisë, Abdulhamit Gül.

Ministri Gül i uroi mirëseardhje Ministres në Republikën e Turqisë me ç’rast e falënderoi Kosovën si vend mik për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u shpreh i gatshëm që të thellohet ky bashkëpunim në të ardhmen.

Ministrja Haxhiu e falënderoi Ministrin për pritjen e ngrohtë dhe shprehu interesimin për thellimin e marrëdhënieve me shtetin mik që pakursyer po i ndihmon Kosovës në procese me rëndësi të veçantë.

Gjatë këtij takimi, Ministrat u dakorduan që të nisin procedurat për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale në fushën civile, ndihmën tekniko-administrative për digjitalizimin e sistemit të Noterisë si dhe përshpejtimin e ratifikimit të marrëveshjeve bilaterale në fushën penale nga shteti turk./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme