Policia e Kosovës, konkretisht stacioni në Mitrovicën e Jugut në bashkëpunim me atë të Pejës, kanë arrestuarin të dyshuarin G.D, për vjedhje.
Sipas komunikatës pas hetimeve për rastin që ka ndodhur muaj më parë, policia ka arrestuar të dyshuarin pasdite në Pejë.
Ai akuzohet se nga një veturë kishte vjedhur 6. 500 euro dhe një telefon IPHON 6.
Komunikata e plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë’’
Hetuesit policorë në kuadër të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar muaj më parë në Mitrovicën e Jugut.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë në bashkëpunim me hetuesit të rajonit të Pejës, në orët e pasdites së sotme në Pejë, kanë arrestuar të dyshuarin G. D., 39 vjeçar, banues në Pejë, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se me datën 26 qershor 2021, në rrugën ‘’Evlia Qelebia’’ në Mitrovicë, ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’’, ku me forcë ka thyer dritaren e një automjeti nga ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave në vlerë 6500 euro dhe një telefon IPHON (6).
Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./arbresh.info/
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...