Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Raportin Vjetor për Gjendjen e Mjedisit për vitin 2020.
Raporti u miratua me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka prezantuar raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020.
Në fjalën e tij para deputetevë, Ministri Aliu, ka specifikuar që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka përgatitur Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2020, konform nenit 25 të Ligji për mbrojtjen e mjedisit Nr. 03/L-025.
Raport përmban informacion të bazuar në të dhëna nga monitorimi i gjendjen së mjedisit, që prezantojnë gjendjen e mjedisit për vitin 2020, ndryshimet në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, zbatimin e strategjisë së mjedisit dhe planit të veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e institucioneve mjedisore dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit.
Duke folur për të gjeturat kryesore të raportit, ministri Aliu mes tjerash ka evidentuar se: Të dhënat nga monitorimi flasim për tejkalime të vlerave maksimale të lejuara, për disa parametra e në veçanti për PM10 dhe PM2.5, dhe kjo kryesore gjatë sezonit të dimrit.
Procesi i identifikimit të burimeve të ndotjes i realizuar përmes inventarit të emisioneve në ajër, tregon se emetimet më të mëdha për PM10 dhe PM 2.5 vijën nga sektori i djegieve të vogla dhe industria.
Cilësia e ujërave sipërfaqësore në Kosovë, vazhdon të jetë e ndikuar nga ndotja që vjen si rezultat i shkarkimeve të ujërave urbane dhe industriale, hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave në lumenj, përdorimit të pesticideve dhe fertilizerëve në bujqësi si dhe dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga shfrytëzimi i inerteve dhe ndërtimet ilegale.
Është konstatuar se ka pasur rritje të sipërfaqeve të zonave urbane, zonave industriale e komerciale dhe atyre për nxjerrjen e mineraleve, kurse ka pasur humbje të sipërfaqeve për kategoritë e tokave bujqësore, kullotave dhe pyjeve, ndërsa që sipërfaqet e zonave të gjelbra dhe atyre rekreative kanë mbetur të njëjta.
Gjatë vitit 2020, regjistri kombëtarë i zonave të mbrojtura është shtuar edhe për 7 zona të reja, duke e rritur numrin e zonave të mbrojtura në 217 zona me një sipërfaqe prej 125816.6 ha ose 11.53% e territorit të Kosovës.
Kosova vazhdon të ballafaqohet me mungesë të menaxhimit efikas të mbeturinave. Aktualisht në nivel nacional grumbullohet rreth 84% e mbeturinave të gjeneruara.
Pjesa më e madhe e tyre deponohet në deponi sanitare, ndërsa që ende nuk ka sistem të organizuar të ndarjes në burim dhe riciklimit të mbeturinave, tha mes tjerash ai.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...