Google ADS

Kurti flet për mundësinë e njohjes nga Spanja

19:03 | 22 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur për mundësinë njohjes së Kosovës nga Spanja, ka thënë se shenjat që po shohim mund të sjellin lëvizje pozitive, raporton arbresh.info.

Ai ka thënë është mirë që Spanja të lëvizë duke njohur pasaportën e Kosovës, siç kanë bërë edhe Greqia e Sllovakia të cilat ende nuk e ka kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Me një qeveri progresive, unë jam optimist që këto shenja që po i shohim nga Spanja janë në drejtim të duhur dhe ndoshta mund të presim zhvillime pozitive së shpejti”, tha Kurti, raporton arbresh.info.

Kryeministri i Kosovës, i cili po qëndron për vizitë në Austri këto komente i bërë gjatë një ligjëratë me temën “Kosova, një rreze shprese për demokracinë në Evropën Juglindore”, kur u pyet për mundësinë e njohjes nga Spanja pasa disa zhvillimeve.

Ditë më parë, anëtari i Kongresit të Deputetëve në Spanjë, Aitor Esteban, ka kërkuar nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, që Spanja ta njohë Kosovën si shtet.

“Njihni Kosovën një herë e përgjithmonë, pasi që jeni përballur me ata edhe në futboll”, i tha Esteban kryemintrit spanjoll gjatë seancës plenare të Kongresit.
Në të njëjtën mënyrë ka folur edhe deputetja e partisë Bildu, Mertxe Aizpurúa, e cila e ka qortuar Sanchezin që në fjalimin e tij ka përmendur pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit “përveç njërit, Kosovës, një vend që qeveria e tij nuk e ka njohur ende”.

“Është koha që Kosova të njihet si shtet i plotë, sovraniteti dhe legjitimiteti, sepse është një shtet i ri i krijuar me vullnetin e qytetarëve, tha deputetja e Bildu.
“Ne nuk duhet t’i kthejmë shpinën demokracisë apo vendimit të publikut, as në Ballkan dhe as në këtë shtet”, ka theksuar Aizpurúa./arbresh.info/

Lexo edhe

Kurti: Kosova ka përmbushur kushte më shumë se vendet e rajonit, BE të heqë vizat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme