Google ADS

SC Gjilani me komunikatë zyrtare në prag të ndeshjes ndaj Dritës

17:47 | 22 Nëntor 2021
KRG

SC Gjilani me anë të një komunikate në rrjetet sociale, ka zbuluar masat që do të merën në ditën e ndeshjes.

Klubi i Gjilanit njofton se ndeshjen e xhiros së XV-të në Superligën e Kosovës ndaj kundërshtarit FC Drita e zhvillon në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana” në Gjilan.

Për shkak të masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe punimeve në stadiumin e qytetit, numri i tifozëve dhe pjesmërrësve për këtë takim do të jetë i limituar në 30% të kapacitetit të tribunave të cilat janë në dispozicion.

Tribunat e hapura për tifoz në këtë përballje do të jenë prapa portave (Sektori Perendim – Lindje) dhe do të jenë të monitoruara nga forcat e rendit, Policia e Kosovës dhe sigurimi privat.

Dyert e tribunave do të hapen nga ora 11:30 dhe lusim tifozët që të vijnë sa më herët në stadium në mënyrë që të shmangin rrëmujën para hyrjes.

Personat të cilët identifikohen për shkeljen e rregullave anti-Covid dhe mos zbatim të urdhërave nga forcat e rendit do të penalizohen me largim nga stadiumi.

Për masat të cilat duhet rrespektuar në ditën e ndeshjes (24/11/2021), klubi do ju informoj me kohë përmes njoftimit në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme