Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar pas sulmit ndaj një mjeku në Qendrën Kryesore të Mjekësis Familjare në Deçan.
Përmes një postimi në Facebook, OMK thotë se kolegu i tyre u sulmua gjatë kohës sa ka qenë në detyrë, transmeton arbresh.info
“Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut i cili u sulmua në hapësirat e vendit të punës përkatësisht në QKMF-në në Deçan. Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbim marrësve nëpër institucione shëndetësore, ndërkaq mjeku është bërë viktima e përhershme e këtyre sulmeve serike të cilat si duket nuk kanë të ndalu“, thuhet në reagim.
Tutje nga kjo Odë kanë thënë se vetëm gjatë këtij viti janë shënuar dhjetëra raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj mjekëve.
“Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar dhjetëra raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj mjekëve, të cilët në vendin e punës pa asnjë mbrojtje dhe asnjë kujdes të veçuar, janë duke iu ekspozuar veprimeve vandale dhe të dhunshme“, thuhet tutje në reagim.
Oda e Mjekëve të Kosovës i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të ndërmarrin veprime ndaj këtyre sulmeve.
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...