Sulmuesi i Watford, Josh King pranon se ata morrën frymëzim nga Liverpool për të mposhtur Manchester United të shtunën.
“Hornets” fituan 4-1 ndaj United në Premier League të shtunën, fitore kjo që ishte shkak i shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.
King, i cili shënoi golin e parë të skuadërs së tij kundër “Djajve të Kuq”, ka zbuluar se si Liverpool luajti një rol në fitoren e tyre të shtunën.
“Ndjeva se fitorja ishte e merituar. E dinim se duhej të fillonim shumë agresiv”, tha King për faqen e klubit të Watford.
“Para ndeshjes, menaxheri na tregoi shumë video nga ndeshja e Liverpool dhe se si ata “shtypnin” vijën e tyre të pasme. Ne e bëmë atë në mënyrë të jashtëzakonshme”.
“Mendoj se pjesa e parë ishte më e mirë se pjesa e dytë për sa i përket presionit, por në fund ata u përpoqën ta bënin atë dhe ne i ndëshkuam me dy gola”, tha King./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...