Tahiri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit: Po degjenerohet jeta parlamentare

13:22 | 22 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Abelard Tahiri pasi nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit si pasojë e mos pasjes kuorum.

Në një konferencë për media Tahiri tha se për një kohë të gjatë ka degjenerim të jetës parlamentare, raporton arbresh.info

“Edhe kjo seancë u dashtë të caktohej me vendim nga kryetari në pamundësi të caktimit nga Kryesia për shkak se nuk kishte kuorum”, tha Tahiri.

Tahiri tha se mazhoranca nuk mund të fajësoj opozitën për mosfunksionin e Kryesisë së Kuvendit.

“Mazhoranca nuk mund të fajësojë opozitën pse nuk funksionon Kryesia e Kuvendit sepse mazhoranca është ajo e cila i ka numrat edhe në Kryesi edhe në seancë”

“Mirëpo, tash e një kohë të gjatë ka një degjenerim të jetës parlamentare në vendin tonë fatkeqësisht diçka që nuk e dëshirojmë askush dhe më së paku ne si opozitë e këtij Kuvendi”.

Tahiri tregoi se në seancën e radhës e cila është caktuar për të enjten, pikakryesore e rendit të ditës do të jetë Projektbuxheti për vitin e ardhshëm.

“Duket që është një degjenerim aq i madh saqë as ne spo mund të ju ndihmojmë. Sa i përket rendit të ditës tashmë është përcaktuar nga kryetari dhe pika kryesore normalisht që do të jetë Projektbuxheti për vitin e ardhshëm dhe kjo do të jetë pra në ditën e enjte”, tha Tahiri ndër të tjera./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme