Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

12:50 | 22 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Prokurori i Shtetit njofton se në 24 orët e fundit janë ndaluar dhjetë persona për 48 orë, dhe është bërë një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 22 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona për 48 orë, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të  dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, dy (2) persona, në raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
//////////
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
//////////

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
///////

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
////////

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme