Pesë persona kanë vdekur dhe mbi 40 janë lënduar pasi një makinë u përplas në një paradë në Wisconsin, thotë policia.
Pamjet e postuara në internet tregojnë një automjet sportiv të kuq (SUV) duke kaluar nëpër një paradë të Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee, rreth orës 16:40 me kohën lokale, përcjell Telegrafi.
Shefi i policisë Dan Thompson tha se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë.
Një person ndodhet në paraburgim dhe incidenti nuk duket të jetë një akt terrorist në këtë moment, thanë zyrtarët.
I dyshuari dukej se ishte duke ikur nga një skenë tjetër kur u përplas me njerëz në paradë, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit i njohur me gjetjet e hershme të hetimit për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News.
Banori lokal Angelito Tenorio tha për gazetën Milwaukee Journal Sentinel se sapo kishte përfunduar marshimin në paradë kur ndodhi incidenti.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...