Më shumë se 10 mijë njerëz u mblodhën në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë, për të protestuar kundër masave për frenimin e koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit nga i gjithë vendi, të mbledhur në sheshin Ban Jelaçiç në kryeqytet, reaguan ndaj vendimit që po zbatohet nga e marta, që hyrja në institucionet publike të lejohet vetëm me kartë vaksine kundër COVID-19 ose test PCR negativ.
Aktivistët, të cilët kundërshtuan edhe fushatën e qeverisë për vaksinim, hapën pankarta me mbishkrimet: “Për lirinë, jemi kundër kartës së vaksinës”, “Lirinë nuk mund ta blesh me vaksinë” dhe “Demokraci”.
Në Kroaci, ku rastet me COVID-19 janë rritur, numri i të infektuarve ka shkuar në 560.504, ndërsa ai i vdekjeve në 10.178.
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton