Në një intervistë për RTV Ora, psikologia Marsela Lekli u shpreh se Media sociale është bërë një pjesë moderne dhe problematike njëkohësisht tek të rinjtë.
Ajo theksoi se të rinjtë mendohen se veçohen nëse nuk kanë një rrjet social, por theksoi se hapja e një rrjeti social është një gjë që duhet kontrolluar.
Lekli: Media sociale është bërë një pjesë moderne dhe problematike njëkohësisht tek të rinjtë. Edhe rasti i fundit me djalin që u vetëvrarë, duke humbur jetën. Ne shohim që adoleshent anë më shumë synim që të kenë famë. Mendoj se gabimi më i madh është tek prindërit dhe familja. E di që telefoni është një mjet i domosdoshëm për të komunikuar, por duhet ta kenë parasysh dhe ta dinë se me kë flasin dhe kë komunikojnë, pasi ka materiale të ndryshme në internet.
Të rinjtë mendohen se veçohen nëse nuk kanë një rrjet social. Por pasja e një aparati të tillë kryesisht është për komunikim me prindërit. Edhe hapja e një aplikacioni të tillë është një gjë që duhet kontrolluar dhe fundja pse i duhet një 13-vjeçari/eje një profil në Instagram ose Facebook, kur e dimë se nuk janë rrjete sociale edukative.
Lekli shtoi se nuk mund që një fëmijë t’i japë më shumë përparësi rrjeteve sociale sesa mësimeve, duke shtuar se çdo gjë të rinjtë e hedhin në këto rrjete.
Lekli: Në po shohim se ka një realitet të ndërthurur në këto rrjete sociale. Nuk mund që një fëmijë t’i japë më shumë përparësi rrjeteve sociale sesa mësimeve. Shohim që çdo i ri apo e re, çdo problem që haset në shkollë mund të filmohet një mësues ose një situatë jo e këndshme dhe hidhet në rrjete sociale.
Ka një lloj tendence për dukje dhe një lloj konkurrenca për pushimet fundjavën dhe gjëra te tjera në rrjetet sociale. Shkolla ka një rol të fortë dhe ka raste kur prindërit debatojnë me mësuesit pse i merr telefonin fëmijët. Edukata në këtë rast vjen nga familja.
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...