Gjykata le ne burg dy te dyshuarit për shfrytëzimin seksual te një 13-vjecareje.
Nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar paraprakisht familjarët, është marrë në Gjykatën e Sarandës masa për Petraq Rakon, oficer policie, 63 vjec banues në Murs të Konispolit dhe Stefan Koloi, 62 vjec banues në Xarrë. Për te dy është vendosur “Arrest ne burg” deri ne perfundim te hetimeve. Ata akuzohet per “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale ne te mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.
Burime konfidenciale për Fax News, bëjnë me dije se po vijojne hetimet intensivisht pasi ka dyshime edhe per te tjerë persona që mund të kenë abuzuar me 13-vjeçaren. Ndërkohë që do kryhen edhe disa ekspertime mjekësore e shkencore për të plotësuar elemente te hetimeve qe kryhen per kete çështje.
Edhe pse dy te dyshuarit jane kapur ne flagrance, sic u shpreh policia por edhe organi akuzës, autorët e dyshuar kane mbajtur qendrim mohues.
Ndërkohë familjare te vajzes jane shprehur me pare se kishin informacion qe te mituren e merrnin çdo ditë ne orën 16:00 dhe sillnin ne 22:00. Sipas tyre, kishin dijeni se vajzën e çonin në Xarrë dhe aty punonte pastruese.
Nga ana tjetër, punonjës të shërbimit social dhe policisë kanë mbajtur më parë një raport ku shkruhej se vajza vishej me rroba luksoze, mbante Iphone 12, kryente make up dhe kishte marre banese me qira në Sarandë.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër