Një debat është zhvilluar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes dy konkurrenteve Einxhel dhe Monikës.
“Vëllai i Madh” i ka ndarë banorët në çifte të cilët do të duhet të debatojnë për tema të përzgjedhura rastësisht.
Lojën e nisi Monika dhe Donaldi të cilët diskutuan për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.
Banorët shpallën si më bindëse argumentat e Donaldit, gjë që nxiti reagimin e Monikës.
Në debat e sipër Einxhel i ka kujtuar Monikës që ajo ka justifikuar përdhunimin e vajzave dhe se është shprehur se fajin e ka minifundi.
Pjesë nga debati:
Einxhel: Duhet të kishe dhënë argumenta më bindëse
Monika: Çfarë arguemtash të jap unë moj, boll gra dhe vajza po vriten. Ai më mori mua shembullin e Amerikës
Einxhel: Nuk po justifikon njeri përdhunimet e vajzave. Edhe atë ditë që e kam hapur unë këtë bisedë ti ishe kundër duke thënë që fajin e ka minifundi. Ti ke justifikuar përdhunimin e vajzave.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...