Google ADS

Putin merr dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit

23:05 | 21 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Rusia është duke luftuar me një valë të rëndë të epidemisë, ndërsa fushata e vaksinimit po ecën me ritëm të ngadaltë, transmeton portal arbresh.info

“E bëra dy orë më parë”, tha Putin në regjistrimet e transmetuara nga televizioni shtetëror rus Russia 24 pak para orës 17:30 sipas kohës lokale.

“Vaksinimi ishte pa dhimbje,” tha ai në një takim me Denis Logunov, një zyrtar i lartë në Institutin Gamaleya i cili zhvilloi vaksinën Sputnik V, të miratuar për herë të parë në Rusi në vitin 2020.

Udhëheqësi i Kremlinit, i cili mori dy doza të Sputnik V në mars dhe prill, këtë herë mori Sputnik Light, i cili jepet në një dozë të vetme.

Edhe pse vendi ka disa vaksina të prodhuara në vend, vetëm 36.7 për qind e popullsisë ruse është plotësisht e vaksinuar, sipas uebsajtit të specializuar Gogov.

Putin ka kundërshtuar vaksinimin e detyrueshëm.

Rusia deri me tani ka raportuar 9,331,158 raste dhe 264,095 vdekje, shifrat më të larta në Europë.

Sipas Rosstat, i cili ka një përkufizim më të gjerë të vdekjeve të lidhura me virusin, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rusi në fund të shtatorit ishte gati 450 mijë./arbresh.info/

Të ngjashme