Google ADS

Batatina shprehet i lumtur pas fitores bindëse ndaj Ballkanit

16:23 | 21 Nëntor 2021
KRG

KF Llapi ka mposhtur Ballkanin me rezultat bindës, 4-1, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Trajneri i skuadrës së Podujevës, Tahir Batatina, ka deklaruar se ndihet i kënaqur me rezultatin dhe me paraqitjen e skuadrës ndaj Ballkanit, ndërsa klubin e Ballkanit e ka quajtur “petull të hollë” për skuadrën e tij.

“Në pjesën e parë luajtëm jo mirë, nuk e luajtëm atë lojë që e dua si trajner dhe pjesën e dytë u thashë lojtarëve që duhet ta ndryshojmë komplet strategjinë e lojës nëse duam t’i arkëtojmë tri pikë”, ka thënë strategu i llapjanëve.

“Edhe me Prishtinën e kanë përcaktua ndeshjen zëvendësimet, trajneri nuk është vetëm me mbajt stërvitje, trajneri tregohet edhe në lojë”.

“Kur kam arrit me e mposhtë Prishtinën në minutat shtesë, Ballkani mendoj që është petull shumë e hollë për Llapin, dhe sot vërtetuam që mund të luftojmë për kreun e tabelës, kampioni është i gjatë, ne do shkojmë nga ndeshja në ndeshje”, përfundoi Batatina pas ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Llapi ngjitet në pozitën e katërt me 21 pikë, ndërsa Ballkani renditet i treti me 24 pikë.

Llapi deri më tani gjendet në vendin e katër të tabelës ku në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar katër fitore dhe një humbje, ndërsa ka arritur t’i mbledhë 21 pikë deri më tani.

Ndërsa Ballkani gjendet në vendin e tretë të tabelës së Superligës, ku në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar dy fitore, dy humbje dhe një barazim, duke grumbulluar deri tani gjithsej 24 pikë. /arbresh.info/

Të ngjashme