Google ADS

Luis Enrique përgjigjet mbi spekulimet për postin e Man United

15:52 | 21 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka hedhur poshtë zërat që e lidhin atë me Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer u lirua nga detyrat e tij menaxheriale të dielën, pas një fillimi të dobët të sezonit, e cila e ka parë United të humb pesë nga 12 ndeshjet fillestare, duke përfshirë një humbje turpëruese 4-1 ndaj Ëatford të shtunën.

Një numër i pasardhësve të mundshëm tashmë janë diskutuar, me Enrique që thuhet se është ndër kryesuesit që është identifikuar si një kandidat i spikatur nga sulmuesi i United, Cristiano Ronaldo.

Enrique, i cili ka qenë në krye të Kombëtares së Spanjës që nga viti 2018, ka lëvizur shpejt për të mbyllur bisedat për një kalim të mundshëm në “Old Trafford”.

I pyetur për të adresuar raportimet se ai është në radhë për të zëvendësuar Solskjaer, Enrique tha për “La Sexta”: “A është dita e gënjestrave sot?”.

51-vjeçari gjithashtu dha një përgjigje të paqartë kur u pyet nëse do të dëshironte të shkonte në një klub kaq të madh sa United, duke shtuar: “Unë jam tashmë në ekipin më të madh në Spanjë me 5 mijë lojtarë”./Arbresh.info

Të ngjashme