Blinken zhvillon bisedime me Tunizinë, diskuton formimin e Qeverisë së Re

15:14 | 21 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli me presidentin e Tunizisë, Kais Saied për të diskutuar zhvillimet e fundit atje, duke përfshirë formimin e qeverisë së re, tha të dielën Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.

“Sekretari inkurajoi një proces reformash transparent dhe gjithëpërfshirës për të adresuar sfidat e rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të Tunizisë dhe për t’iu përgjigjur aspiratave të popullit tunizian për përparim të vazhdueshëm demokratik”, tha Departamenti i Shteti, transmeton arbresh.info.

Një deklaratë e presidencës së Tunizisë tha më herët se SHBA do t’i ofrojë mbështetje Tunizisë pasi të ketë shpallur datat për reformën politike./reuters/arbresh.info/

Të ngjashme