Më në fund ndodhi. Mëngjesin e së dieles, Ole Gunnar Solskajer u shkarkua nga Manchester United pas paraqitjes së tyre dëshpërues në ndeshjet e fundit.
Por, zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë në mes të sezonit me drejtues të lartë të angazhuar për projekte diku tjetër.
Këtu janë pesë kandidatët më të mirë për të zënë pozitën e trajnerit të Manchester United
Michael Carrick (i përkohshëm)
Tashmë dihet se Michael Carrick do të fitojë përvojë shtesë gjatë kohës së tij sa do të jetë në krye të United, por, a mund të jetë kjo një situatë e njëjtë si me Solskjaer?
Nuk ka gjasa që i njëjti “gabim” të kryhet dy herë – madje nga hierarkia e “Old Trafford” – megjithatë ky mund të jetë një shans për Carrick që të aksionojë pretendimet e tij afatgjate.
Ai ishte një lojtar i mrekullueshëm, por United duhet të kërkojë dikë me më shumë përvojë për të “drejtuar anijen e tyre”.
Brendan Rodgers
Raportet fillesater ishin të përqëndruara shumë rreth, Zinedine Zidane, por për arsye të ndryshme duket se kjo mund të jetë ‘shumë shpejt” për francezin.
Hapi përpara: Brendan Rodgers. Gjërat nuk do të planifikohen për Rodgers në Leicester dhe pas ecurisë së tyre të vështirë të funidt, një ndryshim mund t’i përshtatet të gjitha palëve.
Stili i tij modern, sulmues i futbollit mund t’i përshtatet Unitedit, të cilit i mungon identiteti teknik për disa kohë – dhe ai dihet se “merr drejtimin e anijes kur i ofrohet mundësia”.
Erik Ten Hag
Aftësia e tij të aplikojë lojë tejet taktike, duke dëshmuar veten tash e sa kohë, kanë lënë të mendohet si Erik Ten Hag është i destinuar për një klub të madh.
Ten Hag e ka dëshmuar veten në “Champions League”, skuadra e tij, Ajax është besnike ndaj rrënjëve të tyre filozofike dhe rekrutimi – me Marc Overmars – ka qenë intelegjent.
Kjo mund të jetë një mundësi që United të ndërtojë vërtetë diçka nëse tekniku holandez veç merr timonin e skuadrës.
Julen Lopetegiu
Një lidhje që është shfaqur vetëm në 24 orët e fundit: Julen Lopetegiu.
Spanjolli vazhdon të impresionojë te Sevilla, por ia vlen të përmendet vështirësitë e tij në Real Madrid – ku pritshmëritë, buxheti dhe pothuajse gjithçka ishin “më të mëdha”.
Raportohet thonë se United e pëlqen profilin e tij dhe mendon se ai mund të jetë zgjidhje e tyre afatgjatë.
Graham Potter
Duke parë më afër në Angli, ka disa menaxherë anglezë që po vijnë dhe Graham Potter bën pjesë në këtë grup.
Pasi mësoi tregtinë e tij jashtë vendit me Ostersund FK dhe bëri përshtypje në Championship me Swansean, ky mund të jetë një takim i frymëzuar me avatazhe të mëdha.
Potter ka nën drejtim Brighton e cila po luan me energji të lartë, futboll emocionues çdo javë me pasime me një prekjke dhe presion intensive, ai thjeshtë ka nevojë për një klub për t’iu dhënë mundësia që edhe më shumë të dëshmoj veten./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...