“Duam drejtësi për Mateon”, familjarët e 8-vjeçarit zhvendosin protestën në qendër të Vlorës

10:44 | 21 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Familjarët e Mateos së vogël, i cili u vra nga Klodian Çalamani kërkojnë drejtësi për vrasjen e të miturit.

Pasi kanë protestuar para burgut të Vlorës, ku dhe ka pasur tensione pasi familjarët kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet ku po mbahet autori, ata i janë drejtuar qytetit.

Familjarët të shoqëruar edhe nga qytetarë të Fierit, ku do të vijojnë protestën e tyre, pasi kërkojnë drejtësi./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme