Real Madrid do të konkurrojë për “mrekullinë e mesfushës” me vlerë 35 milionë euro, Por çfarë do t’i shtojë ai ekipit?

10:02 | 21 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Real Madrid raportohet se po përgatit një lëvizje verore për sensacionin e AS Monaco, Aurelien Tchouameni.

Sipas “Marca”, gjigandët spanjollë po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre sezonin e ardhshëm dhe kanë vendosur Tchouameni në krye të listës së tyre.

Megjithatë, Real Madrid mund të përballet me konkurrencë të ashpër nga Chelsea dhe Neëcastle United për shërbimet e mesfushorit francez.

Tchouameni iu bashkua Monacos nga Bordeaux në vitin 2020 dhe që atëherë është transformuar në një nga talentët e rinjë më të mirë në Ligue 1.

21-vjeçari ka bërë 65 paraqitje për Monacon në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime.

Rritje e shpejtë e Tchouameni rezultoi gjithashtu në debutimin e tij ndërkombëtar për Francën në fillim të këtij viti në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Bosnjëe Harcegovinës.

Mesfushori dinamik ka tre vjet të mbetura nga kontrata e tij aktuale dhe vlerësohet rreth 35 milionë euro nga ‘Transfermarkt’.

Aurelien Tchouameni – Çfarë do t’i shtonte Real Madridit?

Real Madrid ka një mesfushë të plakur. Luka Modric është 36-vjeç dhe në vitin e fundit të kontratës së tij.

Toni Kroos gjithashtu ka arritur moshën 31-vjeçare, ndërsa Casemiro do të mbush 30 shkurtin e ardhshëm.

Kështu, “Los Blancos” kanë nevojë të madhe për një lojtarë më të rinjë që mund të sfidojnë për një vend në ekipin e parë në dy sezonet e ardhshme.

Nënshkrimi i 19-vjeçarit, Eduardo Camavinga nga Rennes këtë verë tregoi se Madridi ka një syn ë të ardhmen dhe një lëvizje për Tchouameni verën e ardhshme do të përshtatet në mënyrë të përkryer në planet e tyre.

21-vjeçari mund të jetë zëvendësuesi ideal për Casemiron.

Tchouameni është kryesisht një mesfushor i thellë, por ai është i aftë të luajë në zona të avancuara, madje edhe në rolin e numrit 10, sipas shokut të tij të skuadrës në Monaco, Cesc Fabregas.

Sulmi nuk është arma e tij më e fortë, ai është i aftë të ecë përpara pasi të fitojë përsëri zotërimin e topit dhe t’ua shpërndajë topin shokëve të skuadës. Në një klub dominues si Real Madrid, atij do t’i lejohet shumë më tepër liri për të ecur përpara, gjë që do ta ndihmojë atë të zhvillojë atë aspekt të lojës së tij.

Krahas Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde, Tchouameni mund të jetë pjesë e një treshte të frikshme në mesfushë te Real Madrid në të ardhmen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme