Lionel Messi ka thënë se ishte i lumtur që shënoi golin e tij të parë në Ligue 1 për Paris Saint-Germain, pasi ata mundën 3-1 Nantes të shtunën mbrëma.
Ylli argjentinas mori një pasim nga Kylian Mbappe afër zonës dhe e dërgoi atë në rrjetë në minutën e 87-të, ndërsa ecuria e pamposhtur e PSG-së në ligë u shtri në pesë ndeshje.
Messi, tani ka katër gola në emër të tij për gjigantët francezë, pasi ka shënuar tre herë në Ligën e Kampionëve që nga transferimi i tij nga Barcelona.
Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte i kënaqur që ‘theu mallkimin’ në kampionat, pasi deri në ndeshjen ndaj Nantes nuk arriti ta gjente golin.
“Jam i lumtur. Ne patëm shumë raste, por portieri i tyre bëri disa pritje të mira. Por, ne nuk u frikësuam dhe përfunduam duke fituar”, ka thënë fillimisht Messi për “Amazon Prime”.
“Jam i lumtur që shënova këtë gol të parë, në Parc des Princes, para tifozëve”.
“Edhe pse kisha shënuar tashmë në Ligën e Kampionëve, prisja të shënoja në ligë”, përfundoi ylli argjentinas.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...