Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se është e “shqetësuar” për rritjen e shkallës së infeksioneve me koronavirus në të gjithë Europën.
Austria është vendosur në një izolim të plotë kombëtar, ndërsa pritet që edhe Gjermaninë ta “përcjellë i njejti fat”, transmeton poretali arbresh.info
Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka paralajmëruar se rreth 500,000 vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në mars nëse kontinenti nuk arrin të kontrollojë virusin.
Ai tha se shkalla e infeksionit mund të rritet më shumë, sidomos me përhapjen e variantit delta, që pritet të bëhet më i transmetueshëm në dimër.
Në një intervistë me BBC, Dr Kluge rekomandoi masa të tilla si maskat e detyrueshme dhe bëri thirrje për rritjen e marrjes së vaksinave.
“Covid-19 është bërë edhe një herë shkaku numër një i vdekshmërisë në rajonin tonë”, tha ai, duke shtuar “ne e dimë se çfarë duhet bërë” për të luftuar sëmundjen.
Austria u bë vendi i parë në botë që i bëri vaksinat një kërkesë ligjore pasi rastet e Covid-19 vazhdojnë të rriten.
Kluge tha se masat e detyrueshme të vaksinave duhet të përdoren vetëm si një “zgjidhje e fundit”, por se mund të ia vlen të ketë një “debat ligjor dhe shoqëror” për këtë çështje.
Ai shtoi se “green pass” nuk ka të bëjë me kufizimin e lirisë, “përkundrazi është një mjet për të mbajtur lirinë tonë individuale”.
Sllovakia ka njoftuar për bllokim për të pavaksinuarit, ndërsa Republika Çeke ka thënë se do të kufizojë aksesin në një sërë shërbimesh në një përpjekje për të mbajtur të ulët numrin e rasteve./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...