Google ADS

Petkoviç kërkese urgjente për ndërkombëtaret, shkas deklarata e Kurtit për bashkimin më Shqipërinë

23:25 | 20 Nëntor 2021
V. S.

Drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviç ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se do të votonte pro-bashkimit Shqipëri-Kosovë, nëse do të kishte një referendum demokratik dhe paqësor.

Petkoviç kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të reagojë ashpër ndaj Kurtit. Sipas tij, nuk mund të ketë një “referendum paqësor dhe demokratik për bashkimin Kosovë-Shqipëri”, pasi pjesa më e madhe e njerëzimit do të ishte kundër.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet që të reagojë ndaj deklaratave të rrezikshme dhe armiqësore të Albin Kurtit rreth konceptit fashist të Shqipërisë së Madhe, e cila kërkon bashkimin e provincës në jug të Serbisë me Shqipërinë. Ky reagim duhet të jetë vendimtar përpara se Kurti të mendojë se heshtja do të thotë miratim dhe se ka një dritë jeshile për të tërhequr rajonin në një spirale të re konflikti. Paralajmëroj se kërcënimet unilaterale për ripërcaktim të kufijve mbart kërcënimet për konflikte dhe këto mund të aspirojnë të njëjta aspirata në rajon…Nuk mund të ketë referendum paqësor dhe demokratik për të lejuar krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ sepse ata që do të votonin në referendum nuk e kanë Kosovën dhe Metohinë në dispozicion dhe ata do të kishin kundër pjesën më të madhe të njerëzimit, i cili mbështet ligjet ndërkombëtare”, deklaroi Petkoviç./aktuale.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme