Google ADS

Shkarkohet në mungesë sekretarja e PD-së në Sarandë

23:20 | 20 Nëntor 2021
V. S.

Pak ditë pasi doli, sekretarja e degës së PD-së në Sarandë, Matilda Qurku është shkarkuar në mungesë. Gjithçka ka ndodhur në një mbledhje të sotme të Kryesisë në Sarandë, që është thirrur nga deputetja Ina Zhupa, dhe ku vetë Qurku nuk ka qenë e pranishme. Ajo dha lajmin në rrjetet sociale, ndërsa u justifikua se mungoi për arsye familjare.

Megjithatë, Qurku konfirmoi se do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Edhe pse nuk ka marrë njoftim zyrtar për shkarkimin e saj, ish-sekretarja e PD-së në Sarandë komenton se ndihet e nderuar nga shkarkimi pasi “zgjodhi të jetë në krah të demokratëve të vërtetë, dhe jo servile”./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme