Të paktën 17 persona humbën jetën kur një ndërtesë u shemb pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Andra Pradesh, në jug të Indisë.
Reshjet e shiut, që prej datës 18 nëntor, kanë shkaktuar përmbytje në të paktën pesë rrethe.
Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 17 persona humbën jetën nga shembja e ndërtesës dhe dy janë në kërkim.
Dhjetë persona u shpëtuan nën rrënoja, shkruan Anadolu.
Dje herët, dhjetëra njerëz humbën jetën pasi një autobus u përfshi nga ujërat e trazuara, kurse ekipet janë ende duke kryer operacionet e shpëtimit.
Zyrtarët kanë njoftuar se aeroporti lokal në Kadapi, qyteti më i prekur nga përmbytjet, do të jetë i mbyllur deri më 25 nëntor.
Qindra fshatra u përmbytën dhe shumë banorë nuk kanë mundur të dalin nga shtëpitë e tyre.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin