Milani ka pësuar humbje me rezultat 4-3 kundër Fiorentinës në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit në minutën e 15-të përmes Alfred Duncan.
Fiorentina shënoi edhe një gol në kohën shtesë të pjesës së parë përmes Riccardo Samponara për rezultatin 2-0, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe plotë 4 gola tjerë.
Vendasit shënuan edhe një gol në minutën e 60-të përmes Dusan Vlahovic për rezultatin 3-0.
“Rossonerët” arritën të shënojnë dy gola të shpejtë përmes Ibrahimovic në minutën e 62-të dhe 67-të për të ngushtuar epërsinë në 3-2.
Por, Dusan Vlahovic shënoi sërish në minutën e 85-të për rezultatin 4-2.
Derisa u akorduan gjashtë minuta kohë shtesë, Milani gjeti edhe një gol në këto minuta për të ngushtuar epërsinë në 4-3, ku Lorenzo Ventui shënoi në portën e tij.
Pas kësaj fitore, Fiorentina tani renditet në vendin e 6-të me 21 pikë, ndërsa Milani mbetet në të dytin me 32 pikë./Arbresh.info
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3
Nëna nga Prishtina raporton të zhdukur djalin e saj të mitur
Arrestohet gjilanasi, sulmoi dhe ofendoi zyrtarin policor
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...