Google ADS

Ky është i riu që humbi jetën në Prevallë

20:40 | 20 Nëntor 2021
V. S.

Arian Gjini nga Dubrava e Kaçanikut është i riu qe humbi jetën sot ne Prevallë.

Lajmin për vdekjen e 24 vjeçarin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme