Juventus ka regjistruar një fitore të rëndësishme në udhëtim te Lazio.
“Zonja e Vjetër” ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj “The Eagles”.
Të dy golat u shënuan nga penalltia, me veteranin e mbrojtjes, Leonardo Bonucci si protagonist i të dy golave.
Fillimisht, të parën e shënoi në minutën e 23-të, pastaj në minutën e 83-të u akordua sërish penallti në të cilën mbrojtësi italian u tregua sërish i saktë.
Pas kësaj fitore, Juventusi batazohet me pikë me Lazion e cila ka 21 pikë.
Lazio përkohësisht mbetet në pozitën e pestë në tabelë, gjersa Juventusi një pozitë më poshtë pasi që vendasit kanë golaverazh më të mirë./Arbresh.info
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar