Partitë politike nuk respektuan asnjë nga masat anti-COVID-19, gjatë fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit dhe 14 nëntorit në Kosovë.
E, për shkeljen e këtyre masave vlerësohet se gjoba ka pasur fare pak, madje ato që janë shqiptuar kanë qenë më shumë minimale, ku nuk kanë dekurajuar aspak subjektet politike që t’i respektojnë masat anti-COVID-19.
Kështu thotë për arbresh.info Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim.
Sipas tij, në secilin tubim ka pasur një nivel tejet të pakënaqshëm të respektimit të masave, e sidomos të mbajtës së maskave e distancës.
“Ky proces zgjedhor është karakterizuar nga një nivel tejet i lartë i mos respektimit të masave anti-covid-19, si në periudhën e fushatës edhe gjatë ditës së zgjedhjeve për raundin e parë edhe për raundin e dytë. Subjektet politike edhe pse ishin dakorduar për shkurtimin e fushatës pikërisht për shkak të situatës me pandeminë nuk është se i kanë dal ballë as vetë zotimit të tyre e lëre më të kemi nivel të kënaqshëm të respektimit të masave. Në pothuajse në secilin aktivitet të organizuar ka pasur një nivel tejet të pakënaqshëm të respektimit të masave e sidomos të mbajtës së maskave e të distancës”.
Cakolli thotë se, këto masa janë shkelur edhe nga subjekti politik i cili është në pushtet.
Sipas tij, subjektet politike janë koncentruar në fushatën tradicionale ku edhe ka pasur tubime me mijëra persona, e që kjo parqet shkelje flagrante të masave.
“Madje shkelësi i këtyre masave është edhe subjekti politik i cili aktualisht është në pushtet, të cilët kanë qenë vetë ata që i kanë miratuar. Në raundin e dytë ku subjektet politike janë koncentruar thuajse 100 për qind në fushatën tradicionale ka pasur mbledhje tubime me qindra, e në raste të caktuara me mijëra persona që paraqet shkelje flagrante të masave”.
Përveç subjekteve politike, Cakolli thotë se as komisionarët dhe stafi tjerë zgjedhorë, nuk kanë respektuar masat, pasi që vaksinimin, certifikatat, testi negativë as që janë marrë fare në konsideratë.
“Faktorë që ka kontribuar në një situatë të tillë është edhe qasja liberale e institucioneve përkatëse në këtë rast policisë dhe agjencisë dhe veterinarisë, të cilat kanë shqiptuar fare pak gjoba. Edhe në rastet kur gjobat janë shqiptuar ato kanë qenë në vlera minimale që nuk i kanë dekurajuar fare subjektet politike për të vepruar kësisoj në mos respektimin e masave. Në përgjithësi nuk ka asnjë subjekt politik që do të mund të konsideronim që ka pasur një nivel më të kënaqshëm të respektimit. Kjo është parë gjatë fushatës së raundin të dytë mirëpo edhe të ditës së zgjedhjeve komisionarët të këtyre partive politike, por edhe se stafit të tjerë zgjedhor nuk kanë respektuar asnjë prej masave. Madje un vlerësojë se masat në fuqi si për vaksinimin, certifikatat, testin negativë as që janë marrë fare në konsideratë as gjatë procesit zgjedhorë dhe as gjatë periudhës së fushatës”.
Megjithatë ai thotë se, Polica e Kosovës ka mundur të shqiptojë gjoba në bazë të postimeve nga subjektet politike në rrjetet sociale.
“Gati në secilin komunë janë organizuar 2-3 takime gjatë ditës, dhe po të kishte një angazhim më të madhe të këtyre institucioneve e sidomos nga policia, sepse policia ka mundur që vetëm në bazë të postimeve të bëra nga subjektet politike nëpër rrjetet e tyre sociale të shqiptojë gjoba për shkak të mos respektimit të masave. Duke përfshi të dy raundet e zgjedhjeve lokale, nga 1 deri në 5 mendojë që respektimi i masave anti-covid-19 ka qenë ndoshta pak më shumë se 1, pasi që ka qenë në nivelet më të ulët të mundshme”, thotë Cakolli.
Ndryshe, Demokracia në Veprim ka qenë e angazhuar vëzhgues, në komunat ku janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë./A.Zeka/arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...