Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë në Vaqarr, ku u dorëzuan sot banesat e para të për ata që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.
Kryeministri shprehu kënaqësinë e tij sepse “kjo përpjekje po i u ndryshon cilësisht jetën 33 mijë familjeve. Janë ato familje që ose e kanë humbur shtëpinë, o e kanë parë të dëmtuar në nivele të ndryshme. Sot ata janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin”.
Sipas Ramës, “së shpejti do të hyjnë në shtëpi jo vetëm ata që janë në pritje në Ndroq dhe Zall Herr, ose te 5 Maji, banorët e të cilës do të jenë të parët duke e shndërruar në lagjen më shembullore të Tiranës, sepse gjithçka është ndërtuar nga e para. Në ditët e ardhshme do të hynë banoret e Bubqit, një lagje 10 fish më e madhe se kjo”, ndërkohë që Spitalla cilësohet si projekt që e shndërron zonën “nga zonë periferike në një nga polet më të rëndësishme të qytetit.
Kryeministri ka pranoi vështirësitë e hasura me një pjesë të rindërtimit, ku disa nga ndërtesat njëkatëshe mund të ishin ndërtuar edhe më shpejt, por thekson vështirësitë e papritura të ardhura nga pandemia. Kjo nuk e ka penguar ekzekutivin, sipas Ramës, për mos të braktisur personat dhe familjet që kanë humbur shtëpinë./lapsi.al/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...