Google ADS

Llapi para ndeshjes me Ballkanin: Ta dëshmojmë se kush është kryeqyteti i futbollit

18:49 | 20 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Të dielen do të zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Llapi e pret Ballkanin në ndeshjen kryesore të kësaj jave, e cila do të zhvillohet në Stadiumin e Merdares me fillim nga ora 13:00.

Faqja zyrtare e klubit të Llapit ka publikuar një video para kësaj përballje, kur tifo-grupi i këtij klubi “Legjendat” ishin në një numër mjaft të madh në kryeqytet.

“Legjendat dhe llapjanët nesër me përkrahjen e tyre duhet ta dëshmojnë se kush është kryeqyteti i futbollit dhe pse ‘Ne jemi Llapi’”, thuhet në postimin e llapjanëve.

Llapi gjendet në pozitën e 18-të në renditjen tabelare të Superligës, ndërsa Ballkani në të tretin me 34 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme