Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe kryenegocitori serb në dialog, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për Telegrafin, lidhur me afatet sakta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në dialogun Kosovë- Serbi.
Petkoviq ka cituar deklaratën e zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatorit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhënë Telegrafit, se afatet kohore për zgjidhjen përfundimtare të këtij procesi përkojnë me mandatet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të SHBA-së, Joseph Biden dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së. për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell.
“Në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndryshe nga pretendimet e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka afate kohore të Kurtit, dhe probabiliteti për arritjen e marrëveshjes nuk matet me kohë, por në gatishmërinë e Kosovës për të respektuar marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të mundësojnë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë zyrtare.
Petkoviq ka vlerësuar se fundi i dialogut nuk mund të jetë i dukshëm “kur Prishtina nuk zbatoi as ato për të cilat ishin marrë vesh nëntë vjet më parë, në fillim të dialogut”.
“Fakti që Prishtina do të dëshironte të kishte rezultat i dialogut nuk ka të bëjë me realitetin apo dialogun, përderisa Prishtina po na humb kohë neve dhe ndërmjetësuesit nga BE-ja. Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është në thelb të dialogut dhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mund të diskutohen në mënyrë produktive vetëm pasi Prishtina të mos i shmanget obligimeve të saj dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt zbatimit të asaj që përfaqësuesit e saj nënshkruan në Bruksel”, tha Petkoviq. /Telegrafi/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...