Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

15:38 | 20 Nëntor 2021
A. B.

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, në rrugën “Bill Klinton”.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme