Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar se është duke përpiluar ankesa, lidhur me pretendimet se në ditën e mbajtjes së balotazhit, pra me 14 nëntorit, ka pasur presione ndaj votuesve dhe tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në këtë komunë.
Sipas LVV-së në Prizren, ka indikacione që në ditën e votimit, është devijuar vullneti qytetar në këtë komunë.
“Shtabi ynë zgjedhor është në përpilim të ankesave, bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur në ditën e votimit. Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, por edhe kërcënime ndaj komuniteteve në Prizren dhe në disa regjione të Prizrenit. Vonesa e raportimit të rezultateve nga disa vendvotime, ku pjesëmarrja deri në orët e vona ka qenë shumë e ultë dhe pastaj kemi pasur një rritje të madhe të numrit të votuesve si dhe dëshmitë për nënshkrimet e votuesve të cilët nuk kanë qenë në Kosovë në ditën e votimit jep indikacione që është devijuar vullneti qytetar”, thuhet në një shkrim të LVV-së, Dega në Prizren.
LVV ka kërkuar hetim të këtyre rasteve dhe verifikim të nënshkrimeve në librin e votuesve.
“Përfundimisht raportimet e qytetarëve për ditën e zgjedhjeve dhe për procesin zgjedhor, lënë hapësirë për shumë dyshime që duhet të hetohen nga organet kompetente. Për hir të demokracisë dhe mbrojtjes së vullnetit qytetar, të gjitha rastet e përmendura duhet të hetohen, ashtu që mos të vihen në pikëpyetje themelet e demokracisë në Republikën e Kosovës”, përfundon reagimi.
Ndërkohë, KQZ-ja ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.
LVV në Prizren: Është devijuar vullneti qytetar në balotazhSipas këtyre rezultateve, në Prizren fitues është kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 50,93% të votave të fituara, duke lënë pas Mytaher Haskukën e VV-së./arbresh.info/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...