Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, më 19.11.2021, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajdeja”, “Mashtrimi” dhe “Detyrimi”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së.
Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së, “Detyrimi”, nga neni 340 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 335 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit. /arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga