Erdhi si një person jo shumë i njohur dhe pa ndonjë angazhim politik para gjashtë muajve nga Londra.
Por në zgjedhjet lokale fitoi garën për të parin e kryeqytetit. Është ky arkitekti Përparim Rama.
Qytetarët e anketuar nga arbresh.info, kanë pritje të mëdha nga kryetari i ri.
Ata thonë se ka ardhur momenti që më Prishtinën të qeveris një person i ri.
“ Me shpresë që do të behet më mirë se mandatin e kaluar. Ai duhet mi krye obligimet e tij na ja kemi besuar ai tash duhet me dëshmua. Ka qenë një risi në projektet e tij dhe mendoj që ato veç 50% nëse realizohet Rama do të jetë kryetari ma i mirë i Prishtinës”, tha qytetari Shemsi Lushaku.
Ndërsa, për Bektesh Bekteshin, nëse kryetari i ri mbanë vetëm gjysmën e asaj çfarë ka premtuar do të jenë të kënaqur.
“ Presim ma mirë, qeto premtime që i ka dhënë gjysmën nëse i realizon mirë është. Po pritshmëri janë të mëdha për ta”, tha Bekteshi.
Ajo më çka Rama i bëri qytetarët e Prishtinës për veti, ishin projektet e tij deri tash të padëgjuar prej kandidatëve të tjerë.
E duket se edhe më të besueshëm i ka bërë vendi prej nga vije Kryetari ri i Prishtinës.
“Presim atë që e ka premtua se paku 50% më realizua. Një person i përgatitur dhe besoj që do të jap kontribut”, tha një tejtër qytetar.
Për një qytetar tjetër Rama ka qenë opsioni më i mirë.
“Ardhja e tij do të sjell risi pasi një person që ka ardhur nga një metropoli i në Prishtinë. Dhe zgjedhja më e mirë ka ardhur besoj që do të jetë i suksesshëm”, tha një qytetar.
Arkitekti nga Londra, gjatë fushatës ka premtuar një ndër projektet kryesore të programit e ka vendosur të ashtuquajturin “Ridefinimi i qendrës së qytetit”.
Rama ka paraparë që qendrën e Prishtinës ta bëjë gjithë hapësirën brenda unazës së brendshme të qytetit.
Ai ka premtuar se asfalti do të shndërrohet në gjelbërim, në kalldrëme, e në materiale që njihen si të këmbësorëve.
Problemin e parkingut të veturave Rama ka premtuar se do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë.
Përparim Rama kanidatë i LDK-së, fitoi të dielën në raundin e dytë kundër kandidatit të VV-së, Arben Vita. Rama mori 40.659 vota apo 51.07 përqind, kurse
Arben Vitia mori 38.958 vota apo 48.93 përqind. /V.Selimi/Arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...