Reja do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares

12:01 | 20 Nëntor 2021
A. B.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, konfirmon trajnerin e kombëtares shqiptare Edoardo Reja edhe për edicionin e ardhshëm të Nations League dhe ndoshta edhe për eliminatoret Europianit Gjermani 2024.

Në një konferencë për shtyp ku analizoi paraqitjen e kuqezinjëve në eliminatoret e Botërorit Katar 2022, Duka vlerësoi punën e Rejës, me numrin 1 të FSHF-së që theksoi se ka nisur një projekt afatgjatë me italianin dhe stafin e tij dhe bashkëpunimi me ta do të vazhdojë.

“Ne kemi filluar një projekt me stafin për të ndërtuar ekipin kombëtar, Reja është kryetrajner. Pastaj është edhe përgatitësi fizik që është drejtor i këtij departamenti që ne na ka munguar më parë, këtë e kemi filluar me Febrari që është pjesë e stafit të Rejës. Po ashtu edhe me doktorët e kombëtares, është një projekt që nuk mund të ndërpritet. Nuk i marrim dot frytet për një vit, kjo kontratë përfundon në nëntor të vitit 2022 dhe kemi kohë”.

Të ngjashme