Arrestohen dy zyrtarë  të AKP-së, keqpërdoren detyrën zyrtare

10:15 | 20 Nëntor 2021
S D

Dy zyrtarë të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës (AKP), janë arrestuar pasi që dyshohet se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht tek Laura 1, Gryka e Deçanit dhe se nga zyrtarët e dyshuar nuk janë ndërmarr veprimet sipas kompetencave, shkruan arbresh.info.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtjeje.

“Te Laura 1, Gryka e Deçanit 19.11.2021 – 08:57. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë, zyrtar të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës (AKP-së), pasi që dyshohet se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht tek Laura 1, Gryka e Deçanit dhe se nga zyrtarët e dyshuar nuk janë ndërmarr veprimet sipas kompetencave. Drutë janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme