Me ndihmën e një testi të thjeshtë dhe pa pagesë, që nuk zgjat shumë, mund të kontrolloni gjendjen e zemrës.
Hulumtimet e Shoqatës Europiane të Kardiologjisë kanë treguar se shëndetin e zemrës mund ta testoni me ndihmën e shkallëve, transmeton portal arbresh.info
Kushdo që ka zemër të shëndetshme duhet të jetë në gjendje që të ngjisë katër kate në 45 sekonda, që janë afërsisht 60 hapa.
“Nëse ju duhet më shumë se një minutë e gjysmë për t’u ngjitur në katin e katërt, do të ishte mirë të shkoni te mjeku”, këshillon Dr. Jesus Peteiro, kardiolog në Spitalin Universitar në A Coruña dhe autor i studimit.
Për një zemër të shëndetshme nevoiten kaq gramë djath në ditë
Studimi përfshiu 165 persona të cilëve iu caktua ushtrimi për shkak të diagnostikimit ose dyshimit se kishin sëmundje koronare të zemrës. Pas ushtrimeve të forta, subjektet pushuan për 15 deri në 20 minuta dhe më pas iu kërkua të ngjiteshin me shpejtësi në katin e katërt, pa u ndalur, por edhe pa vrap.
Koha e tyre u regjistrua dhe kapaciteti i tyre për stërvitje u mat në formën e ekuivalentëve metabolikë (MET), që përkufizohet si sasia e oksigjenit të konsumuar gjatë pushimit.
Studiuesit zbuluan se pacientët që i ngjitën shkallët për më pak se 40 deri në 45 sekonda, kishin një shkallë të vdekshmërisë më të ulët.
Pacientëve të cilëve iu deshën 90 sekonda ose më shumë për të ngjitur shkallët, kishin shkallën e vdekshmërisë së tyre ishte 2 deri në 4 përqind në vit, ose 30 përqind gjatë një dekade.
Nga monitorimi i funksionit të zemrës së atyre të anketuarve që iu deshën më shumë se një minutë e gjysmë, u konstatua se 58 për qind e tyre kanë një çrregullim të funksionit të zemrës krahasuar me 32 për qind të atyre që u ngjitën në më pak se një minutë./arbresh.info/
Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale
Prokurori i lartë mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Me...
Murati e Ismaili takuan zëvendëspresidenten e Bankës Botëror...
Sulmet turke raportohet se kanë vrarë 27 civilë në Siri
Sot fillon faza e dytë në Superligën e Kosovës, vetëm një nd...
Arrestohet në Kosovë i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve ...