Bashkimi Europian është gati për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut, por pret vetëm heqjen e vetos bullgare ndaj Shkupit.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha në një intervistë televizive se shpreson që vetoja bullgare të hiqet më 14 dhjetor.
“Gjithçka është gati në Bruksel. Do t’ju them një detaj, atje është gati, nëse në datën 14 jepet një “leje” nga Bullgaria, pasdite është gati konferenca e parë ndërqeveritare. Ka përgatitje logjistike për mirëmbajtjen e takimit ndërqeveritar…”, deklaroi ai.
Osmani theksoi se nëse do të ketë një vendim të tillë nga Sofja para kësaj date, mund të thirret një takim i jashtëzakonshëm online i BE-së.
“Ne nuk jemi të lidhur me datën aq shumë sa me nevojën që Bullgaria të tërheqë veton e saj, dhe për këtë duhet të ketë një periudhë bisedimesh për të kapërcyer çështjet e parashikuara në paketën prej pesë pikash.” Pra, tani gjithçka është reduktuar në parashikueshmëri në Republikën e Bullgarisë. Nga e hëna do të kemi president të zgjedhur, do të kemi kuvend… Dëgjoj se do të konstituohet më datën 24, pra do të kemi dy institucione që do të kenë mandat të plotë”, thotë Osmani.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...