Boksieri i njohur, Robin Krasniqi, ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen, Marigona Krasniqi.
Çifti e konfirmuan mbrëmë lajmin përmes fotografive të përbashkëta të publikuara në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info
Por, së fundmi dyshja e njohur kanë lënë të kuptohet se ata tashmë edhe janë martuar, dhe kjo duke u bazuar në postimet që kanë bërë të dy në Instagram.
Në disa postime që kanë bërë sonte ata i janë referuar njëri-tjetrit si burrë dhe grua, duke thënë se të tillë janë që nga dita e sotme.
“Me burrin tash e tutje”, ka shkruar modelja në një postim ku shihet përkrah boksierit, ndërsa ky i fundit e quajti nuse.
Boksieri pak ditë pasi e bëri publike lidhjen e dashurisë me modelen Marigona Krasniqi, është kurorëzuar sipas parimeve islame në xhaminë e Mati1 në Prishtinë. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Robin Krasniqi kurorëzohet me modelen Marigona Krasniqi në xhaminë Mati 1 në Prishtinë
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...