Ani pse temperaturat nuk janë shumë të ulëta, në Kosovë veçanërisht në kryeqytet tashmë kanë filluar problemet me ndotjen e ajrit.
Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat, shkruan arbresh.info
Sipas matësve të AQI-së, ajri në Prishtinë është i dëmshëm sepse kap vlerën 155 mikrogram për metër kub.
Ajri në këtë gjendje cilësohet si i pashëndetshëm sidomos për personat e ndjeshëm.
Këtu hyjnë fëmijët, pleqtë dhe ata që kanë sëmundje me frymëmarrje. Për këta persona rekomandohet që të evitojnë daljet jashtë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dje ka njoftuar për motin e dy ditëve të ardhshëm, por nuk ka përmendur diçka për cilësinë e ajrit në Prishtinë./arbresh.info/
Lexo edhe:
Mot i ftohtë, ditët e ardhshme temperatura minimale bie në -1 gradë
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...