Stil perfekt dhe futboll fantastik, Lampard i fiksuar pas ekipit të Serie A

21:49 | 19 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Frank Lampard u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat më 25 janar dhe që nga ai moment emri i tij është lidhur me disa skuadra.

Negociatat u kryen me Crystal Palace dhe Norwich City, por akordi mungoi dhe klubet e Premier League zgjodhën t’u besonin Patrick Vieiras dhe Dean Smith.

“The Telegraph” shkruan se 43-vjeçari po e shfrytëzon në maksimum kohën e lirë, pasi po studion skuadra të ndryshme evropiane.

Një ekip në veçanti e ka bërë për vete me stilin e futbollit që po praktikon.

Bëhet fjalë për Atalantën e Berat Gjimshitit, që për disa sezone po prodhon një futboll fantastik.

Presing, lojë ultra ofansive dhe shumë gola të shënuar. Me zikaltrit janë dashuruar shumë tifozë, mes tyre edhe Lampard.

Ish-mesfushorit anglez po frymëzohet nga Atalanta dhe shpreson të rikthehet sa më shpejt në stol, për të hedhur në praktikë idetë e akumuluara gjatë kësaj periudhe./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme