Robin Krasniqi kurorëzohet me modelen Marigona Krasniqi në xhaminë Mati 1 në Prishtinë

21:04 | 19 Nëntor 2021
A. B.

Boksieri i njohur, Haxhi Robin Krasniqi, ka zyrtarizuar lidhjen e tij me bukuroshen Marigona Krasniqi.

Çifti e konfirmuan lajmin përmes fotografive të përbashkëta të publikuara në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info

Boksieri Krasniqi pak ditë pasi e bëri publike lidhjen e dashurisë me modelen Marigona Krasniqi, është kurorëzuar sipas parimeve islame në xhaminë e Mati1 në Prishtinë.
Pasi kryerjes së kësaj cermonie Hoxhë Fadil Musliu i ka uruar çiftit mbarësi në jetën bashkëshortore.

“Sot në xhaminë Mati-1 në Prishtinë, kampioni botëror Haxhi Krasniqi e bëri kurorëzimin sipas parimeve fetare islame. Kurorëzimin e bëri para hoxhallarëve të nderuar: Hoxhë Fadil Musliu Imami i xhamisë, hoxhë Ekrem Avdiu imam nga Mitrovica si dhe hoxhë Xhelal Kaloshi imam në Gjermani. Zoti e bekoftë çiftin e ri dhe ju dhashttë mbarësi në jetën bashkëshortore.”, ka thënë hoxha. / arbresh.info/

Të ngjashme