Gjendet i vdekur një 50 vjeçar në Prishtinë

20:53 | 19 Nëntor 2021
A. B.

Një 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka thënë se përkundër se në vendin e ngjarjes ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia po e heton këtë rast.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Lec Gradica” në kryeqytet.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, njofton Ahmeti.

Sipas Ahmetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme