Kombëtarja e Uruguait njoftoi largimin e trajnerit, Oscar Tabarez pas 15 vitesh në krye të kësaj detyre.
Lajmi vjen pas një periudhe të paraqitjeve të dobëta gjatë kualifikimeve të fundit të Kupës së Botës duke përfshirë një humbje 3-0 ndaj Bolivisë me 10 lojtarë.
“Ne shprehim prerazi se ky vendim nuk nënkupton injorimin e rëndësisë së kontributit të Tabarez në futbollin uruguaian”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Uruguait.
“Ne përshëndesim dhe vlerësojmë arritjet themelore sportive të arritura në këto 15 vite, të cilat e vendosën Uruguain sërish në vendet e para në futbollin botëror”.
? Comunicado de la AUF – 19/11/2021 pic.twitter.com/OSVXn2qpG4
— Selección Uruguaya (@Uruguay) November 19, 2021
“Shpresim respektin dhe vlerësimin tonë për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë procesit të gjatë të punës dhe trashëgimisë së pamat”.
“Komiteti Ekzekutiv i AUF e ka marrë këtë vendim të vështirë për shkak të rrethanave aktuale, i përkushtuar për të ardhmen e afërt dhe marrjen e rezultateve që të gjithë presim”.
Uruguai aktualish ndodhet në vendin e shtatë në tableë me katër ndeshje të mbetura për t’u përpjekur të kualifikohet në “Katari 2022”./Arbresh.info
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...